Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.
Përmes një mesazhi prekës të publikuar në rrjetet sociale, ai ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e një prej personave më të rëndësishëm në jetën e tij.
Butrinti e përshkroi gjyshen si njeriun që i mësoi dashurinë, mirësinë dhe ngrohtësinë familjare, duke theksuar se ajo e priste gjithmonë me buzëqeshje dhe dashuri të pakushtëzuar.
“Do të më mungosh përgjithmonë, por do të mbetesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim”, ka shkruar ai mes tjerash në dedikimin emocionues.
Këngëtari e përmbylli mesazhin me lutjen që gjyshja e tij të prehet në paqe, duke shprehur dashurinë e përjetshme për të.
Ngushëllime familjes Imeri për këtë humbje.




