Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që reforma e ardhshme e prokurimit publik të shkojë përtej ndryshimeve teknike dhe të fokusohet në performancë, integritet dhe përdorim më efikas të parasë publike.
Në një tryezë diskutimi të organizuar nga KDI, u theksua se prokurimi publik duhet të shihet si mekanizëm që krijon vlerë për qytetarët dhe jo vetëm si proces administrativ.
Sipas KDI-së, ndonëse Kosova ka shënuar progres në transparencë dhe digjitalizim, sfidat kryesore mbeten menaxhimi i kontratave, llogaridhënia dhe zbatimi i legjislacionit në praktikë.
Pjesëmarrësit vlerësuan se reforma e re duhet të ndërtojë një sistem modern të prokurimit publik, të bazuar në performancë, qëndrueshmëri, menaxhim të rrezikut dhe shpenzim më efektiv të fondeve publike./EO/




