Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila tha se rasti është raportuar rreth orës 14:40 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.
“Sipas informatave fillestare, bëhet fjalë për një vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi.
Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura.




