Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.36 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.35 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gasit është 0.67 euro për litër.
Këto çmime vlejnë vetëm për datën 25 qershor 2026.




