Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informatave relevante se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” në qytetin e Pejës po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Stacionin Policor Pejë, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore më 24.06.2026.
Me autorizim përkatës ligjor është realizuar kontroll dhe bastisje në lokalin në fjalë, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përkatësisht:
* 7 telefona mobilë
* 1 DVR
* 1 laptop
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit kompetentë.
Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.




