Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të sigurisë në komunikacion dhe veprimtarive policore, ku janë evidentuar raste të shumta në trafik dhe dhjetëra arrestime.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 31 aksidente me persona të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në terren, policia ka shqiptuar gjithsej 1.979 gjoba trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Gjithashtu, janë arrestuar 33 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 20 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit me vendim të organeve kompetente.




