Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka deklaruar se dy deputetët e kësaj partie do ta votojnë pa kushte Qeverinë Kurti 4, duke theksuar se prioritet mbetet formimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja.
Ai tha se KDTP synon të vazhdojë bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, si në mandatin e kaluar, duke shtuar se krijimi i institucioneve është nevojë urgjente për vendin.
“Ne si dy deputetë të KDTP-së do ta votojmë pa kushte Qeverinë Kurti 4. Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale,” tha Damka.
Ai shtoi se çështja e posteve nuk është kusht për mbështetjen e qeverisë, duke theksuar se prioritet mbetet stabiliteti institucional.
“Nuk është kusht të jem ministër apo zëvendëskryeministër. Jemi të gatshëm të japim mbështetje si deputetë,” u shpreh ai.




