Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se Evropa ka vepruar me standarde të dyfishta sa i përket luftrave në Gaza dhe Ukrainë, duke rrezikuar minimin e pozicionit të saj global.
Në një deklaratë për The Guardian, Sanchez e përshkroi përgjigjen ndaj sulmit izraelit në territorin palestinez si një prej episodeve më të errëta të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin e 21-të.
Udhëheqësi socialist tha gjithashtu se SHBA-të nën drejtimin e Donald Trump po përpiqen t’i japin fund rendit global të bazuar në rregulla pas Luftës së Dytë Botërore.




