Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë një interviste dhënë për Sat 1, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin është “ndoshta krimineli më serioz i luftës i kohës sonë”.
“Ai (Putini) është një kriminel lufte. Ai është ndoshta krimineli më serioz i luftës i kohës sonë, të cilin tani po e dëshmojmë në një shkallë të gjerë” – ka deklaruar Merz.
Merz, në takimin e Koalicionit të të Gatshmëve më 4 shtator, do të propozojë Gjenevën si vendin e negociatave për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës.




