Edon Zhegrova është zyrtarisht lojtari më i ri i Juventusit, duke shënuar kështu një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive.
Në intervistën e tij të parë për klubin e ri, ku u prezantua për tifozët e Juventusit, sulmuesi anësor ndau një detaj interesant që deri tani nuk e kishte zbuluar: talenti i tij i fshehtë është muzika.
Kjo përgjigje erdhi si pjesë e një vargu pyetjesh që iu drejtuan gjatë prezantimit, ndërsa ai mbante me krenari fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër”.




