Protesta e mbajtur në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së, do të vazhdojë në Hagë me 14 shtator.
Nga OVL-UÇK kanë bërë me dije për Periskopin se deri sot janë konfirmuar mbi një mijë persona vetëm nga Kosova që do të udhëtojnë me autobusë.
OVL-UÇK thanë se ky numër është vetëm për autobusë, ndërsa ka edhe të tjerë që po zgjedhin të shkojnë me aeroplanë e vetura.
Edhe nga diaspora është numër i madh i të interesuarve që është konfirmuar deri tani.
Organizuesi për diasporë, Fatmir Koci, ka konfirmuar se deri tani janë konfirmuar 12 autobusë, 5 nga Kosova, 2 nga Italia, 2 nga Austria, 4 nga Zvicra dhe 4 nga Gjermania, mirëpo që lista po vazhdon ende.
Koci deklaroi se këto shifra janë vetëm për autobusë dhe se pritet edhe shkuarja me vetura nga vendet europiane.
Në protestën, që u organizua në Prishtinë nga kategoritë e dala nga lufta, morën pjesë rreth 47 mijë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe nga vende të rajonit kështu pati deklaruar Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.




