Më 4 shtator të vitit 2020, kryeministri i Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshja u nënshkruan në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Izraeli dhe Kosova shkëmbyen njohje të ndërsjellë, kështu që më 14 mars 2021, Kosova e hapi ambasadën e saj në Jerusalem, duke u vendosur edhe flamuri i Kosovës pranë ndërtesës së ambasadës.
Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e në anën tjetër, marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.




