Gjykata në Hagë ka njoftuar se më 16 shtator do të shpallet vendimi në shkallë të parë për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Avokati kosovar Ardian Bajraktari ka deklaruar se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë pretendimet e saj, duke shtuar se dëshmitarët e mbrojtjes kanë rrëzuar disa nga argumentet e saj.
Ai tha se, sipas tij, nëse do të ketë drejtësi, të akuzuarit duhet të shpallen të pafajshëm.
Ndërkohë, avokati Amer Alija theksoi se palët kanë pasur qasje të kufizuar në prova dhe se nuk mund të paragjykohet epilogu i procesit pa u shqyrtuar të gjitha faktet.




