Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë në Zonën Doganore të Aeroportit është zbuluar një sasi e konsiderueshme mbathjesh sportive për meshkuj, të cilat mbanin shenjat të disa prej markave të njohura ndërkombëtare.
Pas ekzaminimit të detajuar, është verifikuar se produktet ishin të falsifikuara dhe përbënin shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e përcaktuara në Kodin Doganor dhe të Akcizës (KDAK), mallrat e falsifikuara janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe nën mbikëqyrjen e zyrtarëve doganorë.
Dogana thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimeve, duke mbrojtur pronësinë intelektuale dhe interesat e konsumatorëve.





