Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk duhet të merret me arsyet pse AAK-ja refuzoi ftesën për takim, por me kërkesat e partisë.
Ajo tha se AAK-ja ka qenë transparente që nga fillimi dhe se, nëse Kurti pranon gjashtë kushtet e paraqitura nga Aleanca, partia është e gatshme t’ia sigurojë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
“S’ka nevojë të merret me AAK-në. Ne i kemi bërë kërkesat, por nuk ka pasur reflektim nga z. Kurti se do t’i realizojë ato”, ka deklaruar Kadrijaj.




