Berat Rukiqi nga LDK, ka reaguar për nivelin e inflacionit në vend, duke e cilësuar atë si “kancerin e ekonomisë”.
Ai ka theksuar se inflacioni ishte 6.8 për qind në muajin maj dhe 6.0 për qind në qershor, duke shtuar se qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e çmimeve tash e katër vjet.
Sipas Rukiqit, gjatë kësaj periudhe nuk janë ndërmarrë politika serioze për ta frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.




