Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar në Prishtinë kundër vrasjeve të grave, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Përfaqësuesja e kolektivit, Qendresa Hyseni, ka kritikuar patriarkatin dhe institucionet, duke thënë se gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me dhunë dhe pasiguri.
Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale, forcim të mekanizmave për parandalimin e femicidit dhe mbështetje më të madhe për gratë që përballen me dhunë.
Ndër kërkesat e protestuesve janë edhe krijimi i një njësie të specializuar për parandalimin e femicidit, forcimi i shërbimeve sociale, financimi i politikave sociale dhe përfshirja e femicidit si vepër e veçantë penale.
Hyseni ka theksuar se siguria e grave dhe vajzave duhet të vendoset në nivel të urgjencës kombëtare./EO/




