Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar kontrollet në markete për produktet e qumështit të evidentuara si problematike nga AUV.
Kontrollet janë zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.
Sipas IQMT-së, marketet e inspektuara po zbatojnë udhëzimet dhe kanë ndaluar shitjen e produkteve të konsideruara të papërshtatshme për konsum.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo parregullsi përmes numrit të dedikuar në Viber: +383 (0) 46 311-000.




