Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Në takim është theksuar rëndësia e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe nevoja për funksionim pa ndërhyrje politike.
Palët kanë diskutuar edhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar dhe zbatimin e rekomandimeve të raportit të fundit të EULEX-it.
Vëmendje i është kushtuar edhe unifikimit të praktikës gjyqësore, me synim rritjen e sigurisë juridike për qytetarët dhe përafrimin me standardet evropiane.




