Dy qytetarë në Mitrovicën e Veriut kanë treguar përgjegjësi dhe ndershmëri duke dorëzuar në Polici shuma parash dhe dokumente identifikuese të gjetura në rrugën “Zoran Gjingjiq”.
Më 25 gusht, një qytetar dorëzoi para dhe dokument identifikimi, të cilat pas verifikimeve iu kthyen pronarit. Bëhej fjalë për 210 euro dhe 120 dinarë.
Ndërsa më 29 korrik, një tjetër qytetar kishte dorëzuar një portofol me 80 euro, 28 mijë dinarë dhe dokumente identifikuese. Edhe këto sende iu kthyen pronarit.
Policia e Mitrovicës së Veriut ka vlerësuar veprimet e qytetarëve, duke i cilësuar si shembull të mirë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.




