Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë detaje nga jeta e tij personale, duke folur për mënyrën se si e sheh dashurinë, sfidat që sjell fama dhe përvojat që e kanë bërë më të matur.
Ai u shpreh se për të, një lidhje e shëndetshme ndërtohet mbi respektin, besimin dhe mirëkuptimin mes partnerëve, ndërsa pranoi se profesioni i tij shpesh e bën më të vështirë krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme.
Butrinti tregoi se në të kaluarën ka humbur kohë në një lidhje që, sipas tij, nuk ia ka vlejtur, ndërsa sot vendimet në dashuri i merr më shumë me logjikë sesa me zemër.
I pyetur se cila është gjëja më e madhe që do të bënte për dashurinë, ai tha se do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shumë gjëra që i pëlqejnë, por jo nga muzika.
Artisti theksoi se muzika mbetet pjesa më e rëndësishme e jetës së tij dhe diçka nga e cila nuk do të heqë dorë në asnjë rrethanë.




