Gjykata Themelore në Pejë nuk ka shpallur aktgjykim ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në vitin 2021.
Çështja do të rikthehet në rigjykim, ndërsa të akuzuarit përballen me akuzat për vrasjen e shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve 17-vjeçarë, si dhe plagosjen e një personi tjetër.
Sipas aktakuzës, sulmi ishte kryer për motive hakmarrjeje ndaj shoferit të autobusit, ndërsa Prokuroria pretendon se ngjarja ishte planifikuar dhe realizuar në bashkëpunim nga tre të akuzuarit.
Rasti kishte tronditur opinionin publik në nëntor të vitit 2021, kur autobusi me nxënës u sulmua në fshatin Gllogjan të Deçanit./EO/




