Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haxhiu e ka falënderuar Bergun për angazhimin gjatë mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Kosovë, veçanërisht për mbështetjen në zhvillimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas saj, kontributi i tij ka ndihmuar në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.




