Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, ka deklaruar se vazhdimi i paraburgimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin lidhet me vlerësimet periodike të trupit gjykues për rrezikun e mundshëm.
Sipas Doyle, gjyqtarët çdo dy muaj shqyrtojnë nëse masën e paraburgimit duhet ta vazhdojnë dhe deri tani kanë vlerësuar se ajo mbetet e nevojshme dhe proporcionale gjatë procesit gjyqësor.
Ai ka thënë se vendimi bazohet në shqetësimet për mundësinë e kryerjes së veprave të tjera penale, veçanërisht ndaj personave që kanë dëshmuar në gjykimin ndaj tyre./EO/




