Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e përfaqësuar nga kryetari Agim Shahini, po merr pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Peer Learning Activity” në Bruksel, organizuar nga BE, ILO dhe ETF.
AKB është organizata e vetme e punëdhënësve nga Kosova në këtë forum, ku po përfaqëson sektorin privat në diskutimet për punësimin e të rinjve dhe dialogun social.
Shahini ka vlerësuar pjesëmarrjen si një mundësi për të sjellë praktikat evropiane në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë.




