Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe situatën pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gjini ka bërë të ditur se e ka informuar ambasadorin për gatishmërinë e AAK-së për të kontribuar në tejkalimin e ngërçit institucional, me kusht që të ketë një agjendë që siguron zhvillim, stabilitet dhe siguri.
Ai ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik.




