Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenier Luftarak, me qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive praktike të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi në fusha si ndërtimi i fortifikimeve, demolimet, kalimi i pengesave ujore, zbulimi dhe pastrimi i pengesave, si dhe përdorimi i pajisjeve xheniere.
Sipas FSK-së, përfundimi i këtij kursi kontribuon në rritjen e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen më efikase të misioneve të njësive.




