Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka inkasuar mbi 1 miliard euro të hyra, duke shënuar rritje prej 5.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Doganës, ky rezultat është arritur falë bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, përmbushjes së obligimeve ligjore dhe masave për luftimin e ekonomisë joformale.
Një nga zhvillimet kryesore të këtij viti është zbatimi i deklarimit para arritjes së mallrave, pas shtetëzimit të terminaleve doganore dhe heqjes së pagesave për to.
Dogana ka vlerësuar se ky sistem ka sjellë rezultate pozitive dhe ka kontribuar në lehtësimin e proceseve tregtare. Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën për rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve operative.




