Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti është parë i shoqëruar nga Hekuran Murati. Më herët gjatë ditës, ai zhvilloi takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Takimet po mbahen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, me ftesë të Kurtit, për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.




