Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se më 14 korrik do të zhvillohet Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel, ku pritet të mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi deklaratat e opozitës për bllokimin e negociatave, duke thënë se ato nuk janë të vërteta.
“Shqipëria nuk ndalet. Thanë negociatat u bllokuan, thanë Samiti i NATO-s u anulua, thanë qeveria u rrëzua… Puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna”, shkroi Rama.




