Ish-drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), Valdet Gjinovci, ka vlerësuar se industria e qumështit në Kosovë ka bërë përparim të madh dhe sot mbulon pjesën më të madhe të kërkesës së tregut vendor.
Duke komentuar aksionin e fundit të AUV-it në qumështoren VITA, ai tha se kontrollet janë të nevojshme, por sipas tij ato mund të ishin kryer edhe me më pak inspektorë ose përmes marrjes së mostrave në markete.
Gjinovci theksoi se industria e qumështit është një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë e vendit, pasi ka ndikuar në zhvillimin e fermave dhe konkurron me sukses produktet e importuara, ndaj duhet të mbështetet e jo të dëmtohet.




