Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, është shprehur pesimiste për takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me mundësinë e bashkëpunimit për formimin e institucioneve të reja.
E ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, Ymeri tha se nuk beson se ftesa dhe takimet e Kurtit janë serioze.
“Mendoj se nuk është serioz as këtë herë. Nuk mendoj që e ka marrë seriozisht punën e shtetit asnjëherë, e as tash”, u shpreh ajo, duke e quajtur gjithashtu Kurtin “mashtrues”.




