Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të shtunën nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, temperaturat e parashikuara për nesër nuk i plotësojnë kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme. Institucioni bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e motit dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim të mundshëm.
Kufizimet ishin vendosur më herët për të mbrojtur infrastrukturën rrugore gjatë temperaturave të larta dhe për të rritur sigurinë në komunikacion.




