Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 41-të, me tubimin e radhës që nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vazhdoi me marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit zhvilluan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa para Kryeministrisë mbajtën edhe fjalime.
Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë aktuale. Pas fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës.




