Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, ka thënë se aksioni i fundit në qumështoren VITA dhe deklaratat pas tij kanë ndikuar negativisht në imazhin e prodhuesve vendorë.
Në emisionin “EURO n’T7”, Ajvazi tha se është e papranueshme krijimi i një perceptimi se në Kosovë nuk prodhohet cilësi, duke theksuar se prodhuesit vendorë duhet të mbështeten.
Sipas tij, kontrollet për sigurinë ushqimore janë të nevojshme, por mënyra e komunikimit publik ka krijuar një narracion të dëmshëm ndaj industrisë vendore.
Ai foli edhe për deficitin tregtar të Kosovës, duke theksuar se vendi importon mallra në vlerë rreth 7 miliardë euro, ndërsa eksporti mbetet nën 1 miliard euro.




