Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike ka licensuar sot disa operatorë për furnizim me energji elektrike.
Norwegian PX Kosovë SH.P.K, BE Power, Energy for Change L.L.C janë operatorët që për 5 vjet iu dha licensa nga ZRRE për furnizim me energji elektrike.
Ndërkaq në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, operatori Energy Development Group Kosova L.L.C, mori licensën për prodhim të energjisë elektrike, kurse operatori Lindja Solar L.L.C mori Autorizim për prodhime të energjisë.
Sa i përket operatorit LINDJA SOLAR L.L.C, udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Licencim në ZRRE, Ymeridin Misini tha se propozohet të lëshohet autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjsië elektrike nga panelet solare me kapacitet 100 MGW.
Po ashtu, në këtë mbledhje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimin për vetë konsum për 50 aplikues.




