Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kaluar në një atmosferë konstruktive.
Kurti deklaroi se palët kanë diskutuar për çështje të shumta, por ende nuk ka një marrëveshje apo përfundim konkret për t’u bërë publik.
“Ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do ta ndanim me ju. Unë jam optimist”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se kanë mbetur edhe katër javë deri në fillimin e seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.




