Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë shqiptuar 2.723 tiketa trafiku.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 67 aksidente trafiku, prej tyre 31 me persona të lënduar dhe 36 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Po ashtu, policia ka arrestuar 25 persona. Nga ta, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.




