Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Mleqan, në rrugën Prishtinë–Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor i ngarkuar me miell.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer procedurat e nevojshme dhe kanë menaxhuar situatën.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është penguar përkohësisht, ndërsa pas largimit të automjeteve është rikthyer normaliteti në trafik.
Policia po heton rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.




