Stacioni Policor në Gjakovë ka analizuar punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke vlerësuar rezultatet dhe performancën e arritur në këtë periudhë.
Sipas raportit, numri i veprave penale është rritur për 4.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa zbulueshmëria e tyre është rritur për 3%.
Në fushën e sigurisë rrugore, aksidentet janë ulur për 23%, ndërsa numri i gjobave për shkelje të rregullave të trafikut është rritur për 13.5%. Po ashtu, është shënuar rritje prej 10% në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave.
Komandanti i stacionit, major Milazim Lumi, ka vlerësuar rezultatet e arritura dhe ka kërkuar vazhdimin e angazhimit për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.




