Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur një mbledhje në formë elektronike, gjatë së cilës ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimit të KQZ-së, fondet janë ndarë për periudhën nga 9 korriku deri më 31 dhjetor 2026, në kuadër të Fondit për mbështetjen e subjekteve politike.
KQZ bëri të ditur se, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10 për qind e fondit të dedikuar për mbështetjen e punës së deputetëve dhe grupeve parlamentare do të ndahet përmes një vendimi të veçantë.
Në bazë të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, mjetet e këtij fondi shpërndahen ndërmjet partive politike të përfaqësuara në Kuvend, sipas numrit të ulëseve që ato kanë siguruar.




