Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Serbisë, duke i cilësuar ato si dëshmi se, sipas tij, përballja me politikat e Beogradit vazhdon.
Behrami ka thënë se Serbia vazhdon të punojë kundër imazhit dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe për të relativizuar krimet e kryera gjatë luftës.
Ai ka përmendur edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se data 16 shtator, sipas tij, paraqet një moment të rëndësishëm për të mbrojtur të vërtetën për luftën e Kosovës.




