Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, që pas konsultimeve me partitë politike të caktojë sa më shpejt datën e seancës konstituive të Kuvendit.
KDI ka theksuar se afati 30-ditor kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re nuk duhet të kthehet në periudhë pritjeje dhe pasigurie institucionale.
Sipas këtij instituti, Kosova ka nevojë për institucione me mandat të plotë dhe funksional, ndërsa vonesat e panevojshme mund të sjellin bllokada në funksionimin e shtetit.
KDI ka kërkuar gjithashtu që partitë parlamentare të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në proces, ndërsa Haxhiu të informojë publikun për afatet e përfundimit të konsultimeve dhe datën e seancës.




