Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së një ministreje serbe, e cila sipas tij ka folur për mundësinë e spastrimit etnik të Kosovës gjatë luftës së vitit 1998.
Ahmeti e ka cilësuar deklaratën si “tronditëse dhe të papranueshme”, duke thënë se ajo përbën fyerje për viktimat e luftës dhe pasqyrim të një mentaliteti të rrezikshëm politik.
Ai ka theksuar se politika të tilla nuk kanë vend në shoqëritë demokratike dhe evropiane, duke përmendur krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Sipas Ahmetit, rezistenca e popullit të Kosovës, përfshirë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e vendit.




