Djali i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri dhe partnerit të saj Kreshnikut ka festuar 1-vjetorin e lindjes në një atmosferë festive, me shumë miq dhe të ftuar.
Çifti organizoi një festë të veçantë për këtë ditë, ku nuk munguan momentet e bukura dhe urimet për vogëlushin.
Në pamjet nga festa ra në sy edhe barku i rrumbullakosur i Dafines, e cila është në pritje të fëmijës së dytë.
Këngëtarja dhe Kreshniku pritet së shpejti të bëhen sërish prindër.




