Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues i KFOR-it (LMT K8), me mbështetjen e kapaciteteve inxhinierike të Grupit të Përbashkët Logjistik (JLSG), Policisë Ushtarake të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar zhvendosjen e 67 kontejnerëve nga kazermat e FSK-së në terrenet e futbollit në zonën e Bërnicës/Bërnjicës.
Ky aksion nisi më 17 qershor, pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për lojtarët e rinj gjatë stërvitjeve dhe përgatitjeve për ndeshje.
Sipas KFOR-it, kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet lokale dhe mbështetje të aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e të rinjve.




