KFOR ka zhvilluar një trajnim të përbashkët për reagim ndaj zjarreve dhe emergjencave mjekësore në selinë e misionit në Camp Film City.
Në trajnim morën pjesë pjesëtarë të kontingjentit grek, Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) të Karabinierëve italianë, si dhe personel mjekësor i KFOR-it.
Pjesëmarrësit u përballën me skenarë të simuluar zjarri dhe viktimash, duke ushtruar vlerësimin, triazhin, stabilizimin, evakuimin dhe komunikimin e koordinuar.
KFOR tha se trajnime të tilla synojnë rritjen e gatishmërisë dhe koordinimit ndërmjet ekipeve të emergjencës, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




