Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke publikuar një fotografi nga koha kur ishte ministër i Arsimit, së bashku me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
Hoxhaj tha se gjatë mandatit të tij çdo nxënës pajisej me libra falas. Ai kritikoi mënyrën e furnizimit me tekste në vitet e fundit, duke përmendur vonesat dhe vështirësitë për familjet.
Sipas tij, arsimi duhet të jetë përgjegjësi e shtetit dhe jo barrë për prindërit. Ai u uroi nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të suksesshëm shkollor.




