Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka zhvilluar dy trajnime të specializuara për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje në Borsh të Shqipërisë.
Në trajnimet e mbajtura gjatë muajit korrik morën pjesë 30 operatorë të njësive speciale, të cilët avancuan aftësitë teorike dhe praktike për reagim në situata emergjente në ambiente ujore.
Sipas Policisë, këto trajnime rrisin kapacitetet profesionale dhe gatishmërinë operative të njësive speciale për t’u përballur me raste të kërkim-shpëtimit dhe emergjencave civile.




