Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do ta mbështesë financiarisht Roelin, djalin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi njoftoi se nga ky sezon e në vazhdim do të ndajë 150 euro nga çdo koncert dhe dasmë, të cilat do t’i dërgohen nënës së Roelit, Selvie.
Ai theksoi se këtë vendim e ka marrë për të ndihmuar familjen e mikut të tij të ndjerë dhe u bëri thirrje edhe artistëve të tjerë që, përveç kujtimeve për Shpat Kasapin, ta mbështesin familjen e tij me veprime konkrete.
Labi falënderoi gjithashtu kolegët dhe mërgimtarët që kanë ofruar ndihmë për Roelin, duke shprehur bindjen se solidariteti është mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e Shpat Kasapit.




